Gjitarët  janë një grup i kurrizorëve me organizim më të lartë, ku në këtë grup bënë pjesë edhe njeriu si nivel më i lartë i evolucionit të botës së gjallë. Femrat tek gjitarët kanë gjëndrat qumështore që tajojnë qumësht për tu kujdesur për të vegjëlit pas lindjes së tyre. Karakteristikë e tyre është pasi të gjithë trupin e kanë pjesërisht ose komplet të mbuluar me qime.

Gjitarët sipas mënyrës se si i lindin të vegjëlit e tyre ndahen në tre grupe:

Gjitarët lindin ne brendinë e trupit të nënës. Nga mbështjellësi embrional dhe paretit të mitrës formohet organi i posaçëm placenta. Nëpërmjet saj embrioni është i lidhur me organizmin e nënës. Shenjë dalluese tjetër për gjitarët është edhe zhvillimi i sistemit nervor, veçanërisht trurit të madh me dy hemisferat trurore.

Gjitarët ushqehen në mënyra te ndryshme. Disa lloje janë grabitqrë dhe ushqehen me shtazë të tjera, disa ushqehen me kufoma, disa janë bimëngrënëse e disa për ushqim i perdorin edhe bimet edhe shtazët.